Calhanoglu duhet për Atleticon, Asllani sërish titullar ndaj Bolognas?

06/03/2024 16:11

Mbeten gjithnjë e më pak ditë deri në aktin e dytë të 1/8-ave të Championsit mes Atleticos së Madridit dhe Interit në “Civitas Metropolitano”.

Një ndeshje vendimtare për vazhdimësinë e zikaltërve në Evropë. Të besuarit e Inzaghit, katër ditë më herët do të zhvillojnë një tjetër ndeshje të rëndësishme, përballë një kundërshtari që ka një ecuri të jashtëzakonshme në Serinë A.

Kjo është Bologna, e katërta në renditje dhe kërkon pikë të tjera ndaj zikaltërve, të cilëve u ka marrë barazimin në ndeshjen e fazës së parë në “San Siro”.

Dyshimi më i madh në formacion për Simone Inzaghin ka të bëjë me praninë nga minuta e parë e Hakan Calhanoglu, që ka munguar në tri ndeshjet e fundit për shkak të një tendosjeje muskulore.

Ish-lojtari i Milanit është stërvitur veçmas edhe sot, më 6 mars. Është planifikuar të rikthehet në grup të enjten.

Duke përjashtuar çdo zhvillimit të papritur, Calhanoglu duhet të rikthehet në skuadrën e Inzaghit për transfertën me Bolognan. Është e vështirë për të që të jetë në 11-njëmbëdhjetëshen startuese, është më e lehtë të besosh në një prani në stol të kompletuar me marrjen e kontrollit në pjesën e dytë për të vënë minuta të çmuara në këmbë përpara Atletico-Madrid-Inter.

Me pak fjalë, te zikaltrit, rruga përpara duket të jetë ajo e kujdesit më absolut dhe nuk mund të ishte ndryshe për një lojtar aq të rëndësishëm për planet e trajnerit si Calhanoglu.

​Kjo do të thotë se ndaj Bolognas mund t’i hapet rrugë aktivizimit sërish titullar të Kristjan Asllanit, i cili shkëlqeu me gol në fitoren e fundit 2-1 ndaj Genoas./SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA