Xabi Alonso është trajneri i momentit, pasi po fluturon drejt titullit të parë kampion me Bayer Leverkusenin, teksa plot tri klube të mëdha europiane kanë vënë emrin e tij në krye të listës për t’i besuar drejtimin sezonin e ardhshëm.
Bayerni i Mynihut, Liverpoolli dhe Barcelona kanë njoftuar se do të ndryshojnë trajner në fund të sezonit dhe të tre kanë si objektiv primar pikërisht spanjollin e Leverkusenit, megjithatë media gjermane zbulon një detaj që mund të komplikojë jo pak situatën.
Bëhet fjalë për klauzolën në kontratën që lidh Xabi Alonson me Bayer Leverkusenin deri në 2026-ën dhe që sipas medias, duhen plot 23 milionë euro për të ndërprerë bashkëpunimin përpara kohe.
Natyrisht asnjë nga klubet e mësipërme nuk është gati të paguajë kaq shumë për një trajner, pasi kësaj shifre i shtohet edhe një pagëe majme që pritet të kërkojë 42-vjeçari spanjoll, i cili me gjasë do të vijë me statusin e trajnerit kampion të Bundesligës.
Gjithsesi gjasat janë që në rast suksesi në kampionat, drejtuesit e “Aspirinave” të ulin ndjeshëm pretendimet dhe të lejojnë Xabi Alonson të largohet kundrejt një shifre simbolike prej 5-10 milionë eurosh.
Skuadra favorite për të marrë Alonson duket pikërisht Bayerni i Mynihut, megjithatë vetë spanjolli preferon edhe një transferim te Liverpooli, ku ka fituar edhe një Ligë Kampionësh si futbollist disa vite më parë./ Super Sport
Top Channel