“Kam pasur një periudhë prove te Kopenhagen në 2016. Mendoj se më kanë kërkuar disa njerëz, por jo të gjithë. Prandaj nuk më kanë marrë. Sa keq për ta, por ndoshta mirë për mua që shkova në Molde dhe ishte një zgjedhje e mirë”, këto janë fjalët e Erling Braut Haaland, që tregojnë se si klubi danez, kundërshtari i radhës i Manchester City-t në Champions e konsideroi në atë kohë futbollit jo me cilësitë e duhura për këtë ekip.
“Po, isha i interesuar të luaja për Kopenhagen, do të isha përfshirë në pa dyshim te skuadra U-19, kjo është arsyeja pse shkova atje. Kam edhe fanellën me numër nëntë me Haaland të shkruar në të. Mendoj se e kam ende në shtëpi, por fati im shkoi ndryshe”.
Ndeshja mes City-t dhe Kopenhagenit duket si ajo klasikja e Davidit kundër Goliathit. Nëse është e vërtetë që “Davidi” arriti ta eliminonte Manchester Unitedin në grup, skuadra e Guardiolës shihet si favorite për ta fituar kompeticionin edhe këtë vit.
Trofe që Haaland dëshiron ta fitojë me çdo kusht, pasi vitin që vjen, me aktivizimin e klauzolës së largimit prej 150 milionësh, mund të ndryshojë ambient.
“Jam shumë i lumtur, veçanërisht me njerëzit rreth meje. Trajneri, drejtorët, bordi, të gjithë përfaqësojnë këtë grup njerëzish. Jam i lumtur dhe nëse e them tani, ndoshta e kam një ide të përafërt, por nuk mund ta di se çfarë më pret e ardhmja, por unë jam i lumtur.”/ Super Sport
Top Channel