Futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani përmes snjë video mesazhi ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i mbështesin më 22 mars në miqësoren me Kilin që do të mbahet në Parma të Italisë.
“Përshëndetje të gjithëve, jam Kristjan Asllani, në datë 22 mars Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë një miqësore kundër Kilit në Parma, Itali dhe kam një mesazh për të gjithë tifozët kuq e zi, ju presim sa më shumë në stadium edhe forca Shqipëri”, tha ai.
Mesfushori i Kombëtares po kalon çastet e tij më të lumtura me fanellën e Interit.
Ai luajti ndaj Genoas ndeshjen e tretë radhazi si titullar, sfidë që e kurorëzoi edhe me një gol në stadiumin San Siro.
Por, performanca e 21-vjeçarit nuk kufizohet vetëm tek goli pasi lojtari kuqezi mori publikisht edhe vlerësimin nga trajneri Simone Inzaghi.
Të mirat nuk kanë fund për Asllanin dhe “qershia mbi tortë” është emri i tij në 11-tëshen më të mirë të javës së 27 në Serie A. Mesfushori i kombëtares është pjesë e formacionit që përbehet nga emra si Dybala apo Kvaratskhelia.
Sakaq, vlen të theksohet së bashku me Asllanin, pjesë e formacionit më të mirë të javës së 27 në Serie A, është edhe Amir Rrahmani që me Napolin e tij mposhti Juventusin 2-1.
Top Channel