Kukësi bën mrekullinë, fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, me Hasaj dhe Tafas që ishin protagonistët absolutë, të ndeshjes që u vendos nga penalltitë, me skuadrën e Devollit që fitoi 5-3.
90 minutat nuk mjaftuan, kjo pasi Kukësi fitoi minimalisht 0-1, ashtu si Partizani që kishte fituar sfidën e parë në Kukës me rezultatin minimal 1-0, falë golit të Taipit.
Në Tiranë, pjesa e parë nisi shumë mirë për “verilindorët”, me Kukësin që diktoi ritmin, ndërsa u shpërblye në minutën e 22-të, falë golit spektakolar të Hasajt.
Goli ndryshoi humorin e Partizanit, që provoi të reagonte, me Taipin (32’) dhe Carën (34’) që kërkuan golin e barazimit, por pa sukses dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat krijuan rastet e tyre, ndërsa në minutën e 69-të Mba i shkoi pranë golit, por nuk ia doli të kalonte pengesën e fundit, portierin Tafas.
Dy minuta më pas, Taipi ishte pranë golit, por ishi i kësaj sfide nuk gjeti koordinatat e duhura të portës së “verilindorëve”, me topin që preku edhe traversën.
Me kalimin e minutave Kukësi mendoj vetëm për mbrojtjen, teksa pavarësisht volumit, Partizani vuajti mungesën e saktësisë përpara portës dhe ndeshja shkoi në shtesë.
Në minutën e 93-të Tafas bëri heroin për “verilindorët”, ndërsa të besuarit e Orges Shehit vizituan rregullisht portën e Tafas-it edhe në minutat pasuese.
Gjithsesi, në fund asgjë nuk ndryshoi dhe koha shtesë nuk solli asnjë ndryshim në rezultat, teksa gjithçka u vendos pas serive të penalltive, ku Kukësi fitoi 3-5.
Tafas ishte heroi për Kukësin, me portierin që ndaloi Atanaskoskin, i cili ishte i vetmi që gaboi, e më pas portieri mori guximin për të shënuar nga pika e bardhë.
Për kryeqytetasit shënuan Mikulic, Cara dhe Murataj, ndërsa Zogos, Tafas, Lleshi, Mingo dhe Salami u treguan të gjithë të saktë, duke çuar Kukësin në gjysmëfinale, në një sezon shumë të vështirë në kampionat./ Super Sport
Top Channel