Presidenit FIA-s, Mohammed Ben Sulayem, është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka ndërhyrë në rezultatet e një gare në Formula 1.
Dyshohet se Ben Sulayem ka ndërhyrë për të përmbysur një penallti të dhënë për Fernando Alonso të Aston Martin në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite 2023.
Në hetim, përfshihet dëshmia e një oficeri të FIA-s, raporton BBC Sport.
Pretendohej se Ben Sulayem telefonoi zëvendëspresidentin e FIA-s për sportin në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sheikh Abdullah bin Hamad bin Isa Al Khalifa dhe u shpreh “se mendonte që penalltia e Alonso duhet të anulohej”.
Alonso kishte marrë 10 sekonda për punën e bërë në makinën e tij. Në raport, thuhet se Ben Sulayem “i shtyu stjuardët për të përmbysur vendimin e dhënë për Alonson, i cili gjatë kësaj kohe kishte zbritur në vendin e katërt, pas pilotëve të Red Bull, Sergio Perez dhe Max Verstappen dhe pas George Russell të Mercedes.
Ben Sulayem dhe FIA nuk kanë reaguar ende për ngjarjen.
Top Channel