Boniek: Përqafimi i De Rossit me Dybalan më bëri të qaj…

05/03/2024 19:19

Zibi Boniek, ish-sulmues i Juventusit dhe Romës, foli për skuadrën verdhekuqe, që tashmë drejtohet nga De Rossi, në “TeleRadioStereo”.

Ndër temat e trajtuara ishin Brightoni, trajneri i ri i verdhekuqve, por edhe José Mourinho, i shkarkuar javë më parë.

“Roma është ekip serioz, që luan mirë dhe nuk proteston më. Dikush tha se lojtarët e Romës ishin pa vlerë dhe se kampionët erdhën vetëm për Mourinhon ose se shitjet ishin vetëm për të. Kjo nuk është e vërtetë. Shikoni De Rossin duke përqafuar Dybalan, një skenë që më bëri të qaj. Nëse më parë vinin për Mourinhon, sot do vinin për De Rossin. Nëse Mourinho do të ishte te Frosinone, lojtarët nuk do të shkonin, ata erdhën te Roma sepse ishte një klub serioz”.

Më tej, Boniek analizoi lidhjen e lojtarëve me Mourinhon:

“Trajneri portugez ishte i mirë dhe ne ishim të dashuruar, por ai mendoi se kishte një boshllëk pas tij dhe nuk është kështu. Nëse një dashuri nuk funksionon, sa më shpejt të përfundojë aq më mirë është për të gjithë. Mancini dikur ishte nervoz, sot e shoh më të qetë. Pellegrini njësoj, dhe të mos thotë kush se po luante kundër trajnerit. Një lojtar luan vetëm për veten e tij.

Sot menaxhohet më mirë. Ai nervozizmi që kaloi nga pankina arriti edhe në fushë. De Rossi ka gjithçka për t’u bërë një trajner i madh: ai është inteligjent, i mirë, flet thjesht dhe nuk i ka zili lojtarët. Atëherë është e qartë se kampionët duhen për të fituar, shpresoj që ai të bëhet Fergusoni i Romës”.

Për përplasjen e dyfishtë me Brightonin, Boniek theksoi:

“Brightoni? Roma është favorite, skuadra e De Zerbit vlen sa Torino. Filluan mirë, por tani kanë rënë. Dybala? Ai nuk është edne në 100% të formës, mund të bëjë gjëra të pabesueshme”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA