Bayern Munich përmbys Lazio-n në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League dhe siguron kalimin në fazën e çerekfinaleve.
Pas ndeshjes së parë të luajtur në “Olimpico” që përfundoi me fitoren e italianëve me rezultatin 1-0, në “Allianz Arena” ishin bavarezët ata që festuan, me ndeshjen e dytë që u mbyll me fitoren 3-0 të gjermanëve.
Në minutën e 38’ Kane shënoi me kokë dhe barazoi rezultatin e përgjithshëm.
Teksa pas një super asistit të dhuruar nga De Ligt, Muller përmbysi rezultatin me golin e shënuar në minutën e 45+2’. Rezultatin final e vulosi Kane që shënoi golin e tretë për ekipin e Tuchel në minutën e 66’.
Pas fitores me rezultatin e përgjithshëm të dy takimeve 3-1 Bayern Munich kalon në çerekfinale, ndërsa Lazio nga ana tjetër eliminohet nga ky kompeticion në raundin e 1/8-ave.
Paris Saint-Germain triumfon edhe në Spanjë, me kampionët e Francës të cilët fituan 0-2 ndaj Real Sociedad (1-4 rezultati i përgjithshëm).
Në ‘’Reale Arena’’, Kylian Mbappe ishte protagonist absolut, me sulmuesin që realizoi dy golat e kësaj sfide.
25-vjeçari zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15’ duke shfrytëzuar në maksimum pasimin e Dembele, një gol që vendosi pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, Sociedad provoi të ndryshonte ndeshjen, por nuk ia doli, kjo pasi Mbappe shënoi përsëri shumë shpejt. Francezi shënoi në minutën e 56’ këtë herë pas asistimit të Kang-In Lee./ Super Sport
Top Channel