Fitorja e fundit në muajin tetor, një ultras vendos në “rreshtore” Gjasulën me shokë

04/03/2024 19:42

Aventura e Darmstadt nuk elitën gjermane, Bundesliga duket se nuk do të jetë shumë e gjatë.

Skuadra ku aktivizohet lojtari i kombëtares, Kluas Gjasula u rikthye në elitë sezonin e shkuar, mirëpo gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur. Aktualisht, ekipi është në vendin e fundit në kampionat, katër pikë larg zonës së “play-out”.

Fitorja e fundit e Darmstadt është regjistruar më datë shtatë tetor të vitit të kaluar përballë Augsburg. Këta të fundit u hakmorrën në fundjavën që lamë pas duke e mposhtur Darmstadtin me shifrat tenistike 0-6. Darmstadt pësoi katër gola në 25 minutat e para të ndeshjes me trajnerin që kreu edhe dy zëvendësime në minutën e 27, ku një prej tyre mbante edhe emrin e Gjasulës.

Në fundin e ndeshjes, me bilancin që u rëndua një prej ultrasve nuk mundi të qëndronte duarkryq dhe u fut në fushë duke vendosur lojtarët në rreshtore. Ultrasi kërkoi më shumë impenjim nga skuadra e zemrës për të tentuar deri në fund qëndrimin mes më të mirëve në Gjermani./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA