E papritur! Trajneri largohet nga klubi i Superiores, dy ditë para ndeshjes së Kupës

04/03/2024 21:56

Skerdi Bejzade e ka mbyllur me Erzenin, vetëm dy ditë para ndeshjes së Kupës së Shqipërisë kundër Vllaznisë në çerekfinale.

Tekniku 49-vjeçar largohet nga drejtimi i shijakasve pas vetëm 5 ndeshjesh në krye. Ai shënoi dy humbje, një barazim dhe dy fitore me Erzenin, njëra prej tyre që ishte dhe ajo me Vllazninë në ndeshjen e parë të Kupës, që u mbyll me rezultatin 2-1.

“K.F Erzeni njofton mbylljen e bashkëpunimit me konsensus me Trajnerin Z.Skerdi Bejzade. K.F Erzeni falënderon trajnerin për kontributin e dhënë në ekip dhe i uron suksese”, njofton klubi shijakas në rrjetet sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA