Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se “plani i ri i rritjes përmes instrumentit të financimit të Ballkanit Perëndimor na jep mundësinë të aplikojmë dhe të marrim fonde për energjinë, infrastrukturën, fushën digjitale dhe kështu me radhë”.
I ndalur te procedurat burokratike në kufijtë doganor, Rama theksoi se vetëm përmes eliminimit të pritjes me kufijtë e gjelbër, Shqipëria mund të rris me 3% GDP-në e vendit.
“Kjo është një mundësi që kemi këtu kur vjen fjala te paratë, kur thashë se vetëm duke ulur koston e transaksioneve financiare apo për ta thënë shumë thjeshtë, shqiptarët jashtë që dërgojnë para në shtëpi dhe që paguajnë 6 herë më shumë, se sa paguajnë europianët kur dërgojnë para nga njëra pikë në tjetrën brenda Bashkimit Europian, shkon në një vlerë kursimi prej gjysmë miliardi për rajonin, gjysmë miliardi.
Vlera e transaksioneve aktualisht që kryhet nga qytetarët tanë përmes bankave, sa u përket dërgesave është e ulët. Shumica e kësaj vlerë vjen me para në dorë, një prej arsyeve, arsyeja kryesore është kostoja. Sepse dërgon para në shtëpi përmes bankës dhe paguan koston e transaksionit që është 6 herë më e lartë se ajo që paguan fqinji yt austriak që çon para në Suedi. Janë 24 milion, është shifër e ulët sa i takon numrit të transaksioneve, por është vlerë e jashtëzakonshme, këto 24 milion euro do të kursehen dhe do të mbeten në xhepat e qytetarëve e familjeve të zakonshme shqiptare. Janë shumë para, apo jo.
Meqë po flasim për paratë, sot edhe për shkak të pengesës për një kohë të gjatë të Ballkanit të Hapur, pengesës për një kohë të gjatë të Procesit të Berlinit, pengesës për një kohë të gjatë të CEFTA-s, vazhdojmë të kemi një rajon ku koha e pritjes së kamionëve është 26 milion orë. Ndërsa në Bashkimin Europian nuk ka pritje. Në qoftëse do të shkoni të pika doganore e Qafë-Thanës do të shihni aty një kanal në të cilin thuhet se keni arritur në korsinë e gjelbërt, që e kemi bërë në kuadër të Ballkanit të Hapur, por çfarë presupozohet të bëjmë sot dhe më tej në kuadër të planit të ri të rritjes? Korsi të gjelbra, por korsi të gjelbra mes të gjithëve ne dhe korsi të gjelbra midis nesh dhe Bashkimit Europian. Pra, korsi të gjelbra midis nesh dhe Italisë, korsi të gjelbra midis nesh dhe Greqisë dhe anasjelltas, korsi të gjelbra midis Malit të Zi dhe Kroacisë, korsi të gjelbra midis Serbisë dhe Hungarisë dhe kështu me radhë. Vetëm duke shkurtuar me tre orë për kamion, kohën e pritjes, ne mund të rrisin PBB tonë me 3%. Janë shumë para dhe janë para që vijnë vetëm duke shkurtuar procedura burokratike të kota.
Më shumë sesa kaq, pra më përtej sa u takon projekteve, mund t’ju them se pak ditë më parë zëvendës/kryeministrja e Shqipërisë nënshkroi marrëveshjen me BERZH-in për një hekurudhë të re Vorë-Hani Hotit. Po përgatitemi të nënshkruajmë të tjera marrëveshje dhe kemi tashmë fonde në dispozicion për këto lloj projektesh të cilat po lëvrohen. Kështu që flasim për qindra miliona dhe është falë asaj çfarë tha komisioneri, planit të ri të rritjes që përmes instrumentit të financimit të Ballkanit Perëndimor na jep mundësinë të aplikojmë dhe të marrim fonde dhe kjo për energjinë, për infrastrukturën, për fushën digjitale e kështu me radhë.
Mendoj që kemi një mundësi të madhe përpara nesh, na takon ne të përfitojmë prej saj apo ta humbasin, por do të ishte një gabim i jashtëzakonshëm historik që ta humbnisim. Ashtu siç është një turp i madh, është turp i madh që ne nuk ia dolëm, për 10 vjet të gjithë ne, të gjashtë ne, të punojmë në këtë drejtim. Sot do të kishim qenë në një pozitë shumë më të mirë dhe këta djem do duhet të na jepnim shumë më tepër, por kur shohin që kanë të bëjnë më një grup vendesh që duan të jenë pjesë e Bashkimit Europian dhe pengojnë lëvizjen e lirë brenda njëri – tjetrit, thonë: “Jo! Së pari bëjeni me njëri tjetrin, për të na treguar që ne nuk po afrohemi me ata që shkaktojnë shqetësime dhe bela, por që po afrohemi me vende dhe kombe që ndajnë të njëjtën mendësi”– tha Rama.
Top Channel