Vrasje në qytetin e Korçës! Policia në vendin e ngjarjes, trupi viktimës ende në rrugë
28/02/2024 20:41
Një vrasje është konstatuar në qytetin e Korçës gjatë mbrëmjes së sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 18, ndërkohë që një tjetër person u raportua i plagosur në gjendje të rëndë. Por ai ndërroi jetë rrugës pëer në spital.
Trupi i autorit , 61-vjeçari Ilo Lluka, është gjetur në afërsi të një hoteli.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku ka rrethuar të gjithë zonën.
Ndërkohë viktima është ende në rrugë i mbuluar me çarçaf të bardhë.
Top Channel