Musah Hamiti, biznesmeni 66-vjeçar, i cili u shpall i zhdukur para një muaji, u gjet i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në  Kosovë.

Sipas policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024, rreth ores 22:37, policia e Kosovës, stacioni policor në Gjilan ka marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan -Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në dosjen e prokurorisë, thuhet se më 9 janar, në orët e pasdites, dy të dyshuarat, Marinela Markoviq dhe Silvana Dulellari nga Shqipëria, bashkë me disa të tjerë, të paidentifikuar, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, e kanë rrëmbyer të zhdukurin Musah Hamiti, me vendqëndrim në shtetin e Zvicrës.

“… pasi të pandehurat e kuptojnë se i zhdukuri Musah, ka me vete shumën e të hollave në vlerë prej 86250 franga zvicerane dhe 391 €, i cili po me të njëjtën ditë është kthyer nga Hajvalia, pasi është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Hajvali, ku kishte qenë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 25 ditëve, me të kthyer në Gjilan, me taxi të kompanisë ‘’Golden Taxi’’ me datë 09.01.2024, takohet me të pandehurat e lartcekura, e pasi takimit me të njëjtat humb çdo gjurmë e tij, me ç’rast  nga kjo ditë nuk dihet për fatin e tij”, thuhet në dosje.

Top Channel