Reagojnë familjarët e Aleks Nikës/ Xhaxhai: Jemi të zhgënjyer, nuk u respektua vendimi i Strasburgut

27/02/2024 19:50

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej katër viktimave të “21 Janarit”, ka qenë forca udhëheqëse dhe ngulmuese se drejtësi për këtë ngjarje, mund të japë vetëm SPAK.

Në një intervistë për Top Channel, Mark Nika komenton vendimin e Gjykatës së Lartë.

“Jemi të zhgënjyer. Nuk e prisnim të mos respektohej procedura jonë, Kushtetuta e Shqipërisë dhe vendimi i Strasburgut. Gjykata e Lartë ishte e detyruar të zbatojë vendimin e Starsburgut pasi nuk është vendim rekomandues por detyrues për çdo shtet që ka aderuar në Këshillin e Europës”, tha Mark Nika.

I pyetur nëse ai dhe familjarët e Aleks Nikës do të jenë pjesë si palë për tu dënuar në Gjykatën e Lartë dha këtë përgjigje.

“Ne jemi të detyruar ta respektojmë këtë vendim. Të paraqesim prova të tjera, që ta arsyetojmë, Gjykata e Lartë ta urdhërojë SPAK-un që çështja jonë të trajtohet me përparësi sepse janë bërë 13 vite”, shtoi më tej xhaxhai i Aleks Nikës.

Top Channel