Maklena Nika proteston përmes letërsisë! “Rozë antraciti”, një roman për revolucionet që ndodhin në heshtje “Il Tabarro”, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schichi”, nga Gicomo Puccini, tri vepra krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra, që i bashkon një element i vetëm: Vdekja.
“Është natë. Mbi Senë është ankoruar një varkë e vjetër…” kështu nis “Il Tabarro” një histori dashurie me fund tragjik në Parisin e romancave të mëdha. Vepra rikthen në skenën e teatrit kombëtar të operas dhe baletit baritonin Gëzim Myshketa, i cili e ka quajtur operën një vënie skenike monumentale.
“Suor Angelica” na çon në një manastir murgeshash. Një vajzë vuan dënimin e saj, e detyruar të vishet murgeshë dhe të mos e takojë kurrë fëmijën e vet.
Gianni Schichi, personazhi më interesant i Firences së atyre viteve, e gjen veten në kostumin e një pasaniku që sapo ka ndërruar jetë, por ka lënë një testament që ka mërzitur familjarët. I shtirur si një pasanik në shtratin e vdekjes për të lënë testamentin e ri, Gianni i bën lëmsh të gjithë me bëmat e tij.
Tri skenografi, të ardhura enkas nga Italia për këtë shfaqje, me mbështetjen e Fondazzione Festival Puçiniano dhe Institutit Italian të Kulturës, në 100-vjetorin e vdekjes së Puccini-t.
“Il Trittico”, do të vijë në TKOB në datat 29 shkurt dhe 1, 2, 3 mars.
Top Channel