Dhjetra armë në shtëpinë e aktorit francez Alain Delon sekuestrohen nga policia (fotot)

27/02/2024 17:13

Prokurorët thanë se aktori i njohur 88 vjeçar nuk kishte leje për asnjë nga 72 armët e sekuestruara nga shtëpia e tij në jug të Parisit.

Oficerët shtonin gjithashtu se rreth 3,000 plumba ishin zbuluar bashkë me pushkët e pistoletat e aktorit, si dhe një poligoni improvizuar në rezidencën e tij rurale në Douchy-Montcorbon, rreth 130 km në jug të Parisit.

Delon “nuk kishte autorizim për të përdorur armë zjarri”, tha prokurori vendas Jean-Cédric Gaux.

Delon raportohet se ka qenë në shëndet të dobët prej vitit 2019 dhe kohët e fundit është përfshirë dhe në një debat familjar, shkruan rrjeti TheGuardian.

Një zyrtar i dërguar nga gjykata qe shkoi në shtëpinë e tij pikasi armët dhe njoftoi autoritetet, sipas raportimeve.

Zhvillimi vjen teksa disa vjet më parë ai kishte nxjerrë në ankand disa nga armët e tij klasike të grumbulluara gjatë karrierës në filmat e aksionit, ndërsa nuk dihet se përse nevoja e lejeve vjen në këtë kohë.

Ai ka luajtur role gangsterësh në disa nga filmat më të famshëm, duke përfshirë Borsalino si dhe i ka dhënë origjinën serialit të Hollywood me filmin e tij të vitit 1967 Samurai.

Delon nuk është shfaqur në ekran që prej viteve 1990, por ka qenë në festivalin e Kanës për të marrë një çmim nderi Palme d’Or në 2019.

Muajin e kaluar i biri i Delon ka paditur motrën e tij duke e akuzuar se po abuzonte me dobësinë fizike të të atit.

Debati u bë publik ku djali i madh i Delon, Anthony Delon, th për revistën Paris Match se aktori gjendej në shëndet të dobët.

Më herët tre fëmijët e tij kishin paditur ish-asistentin Hiromi Rollin, për abuzime e kërcënim.

Pasuria e Delon llogaritet në miliona dolalrë teksa  në qershor ka shitur disa vepra klasike arti me vlerë rreth 8 milionë euro.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA