Turqia eliminohet nga Botërori, Paraguai reziston me 10 lojtarë dhe siguron fitore të artë
Debatet për reformën zgjedhore vijuan këtë të martë në mbledhje online të këtij komisioni.
Dy bashkëkryetarët, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeajn u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas demokratit, PS nuk e do votën e emigrantëve, ndërsa sipas socialistit, PD nuk ka kërkesa të qarta.
Pjesë nga debati:
Enkelejd Alibeaj: Qeveria të shihet në pasqyrë e të kuptojë gjendjen
Enkelejd Alibeaj: Kjo nuk është votë e partisë por votë e shqiptarëve.
Damian Gjiknuri: Këta duan një shtet paralel. Për diasporën të ketë regjistër paralel. Ne jemi që të jetë i integruar në regjistrin e gjendjes civile. Të pyesim ndërkombëtarët që thonë se duhet të jetë një regjistër unik
Enkelejd Alibeaj: Nuk ka regjistër paralel e shtet paralel, asgjë…
Damian Gjiknuri: Qëndrimi im nuk ndryshon.
Enkelejd Alibeaj: Ta marr si qëndrim final se nuk doni votën e diasporës
Damian Gjiknuri: Varet si do sillesh rrugës
Top Channel