Shurupi i kontaminuar për kollën, shkaktar i 68 vdekjeve të fëmijëve në Azi (fotot)

26/02/2024 18:15

Një total prej 23 njerëzish janë dënuar dje me burg për skandalin e 68 vdekjeve të fëmijëve që rezultuan të lidhura me përdorimin e shurupit të kollës, të grupit farmaceutik indian Marion Biotech.

Lajmi vjen pas një gjyqi gjashtë muaj të gjatë në Uzbekistan.

Vendi i Azisë qendrore raportoi 65 vdekje fëmijësh të lidhura me mjekimin dhe katër raste të fëmijëve që kishin mbetur me dëmtime të përhershme, teksa muajin e kaluar  prokurorët e kryeqyteti Tashkent rritën shifrat duke thënë se dy të akuzuar të tjerë do të gjykoheshin.

Të akuzuarit, duke përfshirë dhe një shtetas indian, morën dënime deri në 20 vjet burg pasi u shpallen fajtorë për akuzat e mjekimeve nën standarde ose false, evazion fiskal, abuzim me detyrën, rryshfet e korrupsion.

Singh Raghvendra Pratar, drejtor i grupit Quramax Medical, kompania që shiste mjekimet e grupit indian Marion Biotech në Uzbekistan, mori dënimin më të gjatë me 20 vjet burg.

Zyrtarë të tjerë të licencimit të mjekimeve të huaja morën dënime të gjata me burg ndërsa gjykata caktoi dëmshpërblim prej rreth $80,000 (1 miliardë soma uzbeke) për familjet e 68 fëmijëve të vdekur nga konsumi i shurupit, si dhe ato të katër fëmijëve të tjerë që kishin mbetur me paaftësi të përhershme.

Prindërit e tetë fëmijëve të tjerë që ishin lënduar më pak nga mjekimi vrasës u dëmshpërblyen me $16,000 deri në $40,000. Gjykata tha se paratë e kompensimeve u morën nga shtatë prej të dënuarve.

OBSH kishte paralajmëruar më pas se dy shurupet indiane – Ambronol e Dok-1 Max – ishin zbuluar me sasi të papranueshme kontaminuesish si glikol dietilin ose etilin glikoli, që janë toksikë për njerëzit dhe vdekjeprurës nëse konsumohen.

“Produktet mund të marrin autorizim për marketing në disa vende ose të tregohen në tregje informale, por janë nën-standard dhe të pasigurt për t’u përdorur, veçanërisht te fëmijët, ku mund të shkaktojnë plagë serioze”, thuhej në paralajmërimin e mëpasshëm.

FOTO GALERI
1/2
Dy shurupet indiane - Ambronol e Dok-1 Max – ishin zbuluar me sasi të papranueshme kontaminuesish si glikol dietilin ose etilin glikoli, që janë toksikë për njerëzit dhe vdekjeprurës nëse konsumohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA