“I mbusha mendjen që jam çuni më i mençur”/ Regjisori Pluton Vasi tregon si bëri për vete gruan e jetës

26/02/2024 10:09

Regjisori Pluton Vasi, i ftuar në “E Diell” me Ed Manushin, rrëfeu karrierën e tij të gjatë, jetën personale dhe dashurinë.

Vasi tregoi si ia doli të bëjë për vete Vjollcën, me cilën është njohur që në universitet dhe është dashuruar në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Prej vitesh, ata punojnë dhe jetojnë bashkë.

“Jemi njohur në 1995, Vjollca punonte në televizion. E njihja edhe më parë, ishte te vajzat që tërhiqte vëmendjen. E bëra për vete me aftësitë e mia, ia mbusha mendjen që jam çuni më i mençur dhe gratë i kanë qejf çunat e mençur. Na u puqën karakteret. Qëndruam për një kohë të gjatë shokë, që ta pranonim njëri-tjetrin kështu si jemi. Vjollca jo se është ime shoqe, por është te njerëzit më seriozë, që kur i futet një gjëje, do t’i shkojë deri në fund. Jemi të dy të dashuruar pas dokumentarit. Vjolla ka mbaruar shkollën në Britani për gazetari”, rrëfeu regjisori.

Top Channel