Moderatorja e Top Channel Bieta Sulo vlerësohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

24/02/2024 20:04

Bieta Sulo vlerësohet për punën e saj 20-vjeçare në Top Channel me titullin Ambasadore e Paqes në emër të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në prani të personaliteve nga Shqipëria dhe Kosova, Bieta u shfaq e emocionuar me medaljen e marr nga Federata e Paqes Universale, duke treguar mirënjohjen për mbështetjen që Top Channel i ka dhënë, që ajo e quan familjen e saj mediatike.

“Ndihem e nderuar që i përkas këtij institucioni mediatik, i cili në një moment kur Shqipëria nuk kishte infrastrukturë mbështetëse por kishte shpirtin e Tanit, ndërtoi gjithë infrastruktuën që shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri, e kudo në diasporë të ishim së bashku”, tha Bieta.

Me një karrierë të pasur mes gazetarisë dhe pedagogjisë, Bieta Sulo fillesat e rrugëtimit mediatik i ka si gazetare në emisionin Top Show dhe tashmë prej gjashtë vitesh i është besuar drejtimi dhe autorësia e emisionit më të dashur të pasditeve në ekranet shqiptare “Ftesë në 5”.

“Emra të rëndësishëm të politikës, artit, sportit e triumfime të ndryshme të shqiptarëve duartrokiten nëpërmjet Ftesë në 5 në ekranin e Top Channel që sikur nisi me frymën e Tanit vazhdon edhe sot misionin nën vizionin e CEO-s, Lori Hoxha”, u shpreh gazetarja.

 

Top Channel