Mbesa e El Chapo thotë se ‘ka rënë në dashuri’, teksa vijon turneun në Evropë (fotot)

24/02/2024 16:17

Frida Sofía Guzmán Muñoz është parë së fundmi me pushime në Paris ku ka deklaruar se “ka rënë në dashuri” edhe pse gjyshi saj, gangsteri famëkeq i karteleve El Chapo, kalbet prapa hekurave të burgut.

18 vjeçarja Frida ka qenë duke shëtitur në kryeqytetet e Evropës dhe më së fundmi është fotografuar pranë kullës Eiffel në Paris. Aty raportohet se ka deklaruar se “Jam e dashuruar me Parisin,” sipas komenteve në rrjetet sociale. Udhëtimi i saj në Francë vjen disa ditë pasi ishte parë duke u zbavitur në Londër, siç raportonin mediat atje.

Ndërsa më herët e reja kishte qenë në Skoci, ku mediat thonin me ironi se ishte në gjueti të përbindëshit mitologjik vendas ‘Loch Ness Monster’.

Frida në fakt ka një karrierë ndryshe nga shumica e fisit Guzmán pasi ka fituar një konkurs kënge që prej moshës 16 vjeçare. Por tashmë ajo ka nisur udhëtimet nëpër botë, duke prezantuar jetën e saj ekstravagante në rrjetet sociale.

Kjo nuk është vizita e saj e parë në Francë teksa më herët ishte fotografuar në parkun Disneyland Paris, ashtu si dhe në Londër ku postonte foto nga pallati mbretëror Buckingham Palace.

Frida është mbesa e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, ish-kreu i kartelit famëkeq Sinaloa i burgosur përjetë në Kolorado, SHBA.

Ndërsa babai saj është Edgar Guzmán López, një prej djemve të vrarë të El Chapo, gjatë një përplasjeje me armë në Culiacan, Sinaloa. Mamaja e saj është tashmë e martuar  me ish-boksierin e njohur meksikan Julio César Chávez Jr.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA