Partia Demokratike i ka dërguar Gjykatës së Lartë një kërkesë për përshpejtimin e zbardhjes së vendimit të marrë në 27 dhjetor të vitit të kaluar që e riktheu çështjen e vulës së partisë në gjykatën e shkallës së parë.
Në shkresën e tretë të dërguar, me firmë të Enkelejd Alibeajt, PD kërkon zbardhjen sa më shpejt të vendimit në mënyrë që më pas t’i drejtohen me një kërkesë gjykatës së shkallës së parë për të marrë një vendim përfundimtar mbi vulën e partisë në kushtet kur jemi në prag të zgjedhjve parlamentare.
‘’Risjellim në vëmendjen tuaj se gjykimi i kësaj çështje ka filluar në vitin 2022 dhe në vazhdën e vendimit tuaj duhet t’i nënshtrohet rigjykimit në Gjykaten e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Duke marrë shkas nga natyra e veçantë e gjykimit në afate kohore të shpejta; duke patur në konsiderate peshën që kjo çështje në zgjidhjen përfundimtare të pretendimeve lidhur me legjitimitetin e drejtimit të Partisë Demokratike; ngërçin ligjor dhe politik në të cilin kjo çështje gjyqësore ka futur Partinë Demokratike në veçanti dhe opozitën në tërësi; nevojën e kësaj të fundit për një qartësi ligjore dhe politike me qëllim ushtrimin e funksionit shoqëror dhe politik të saj ju lutemi të realizoni zbardhjen e pjesës arsyetuese të vendimit të datës 27 dhjetor 2023’’- thuhet mes të tjerash në shkresën dërguar Gjykatës së Lartë.
Top Channel