“Tani kishte vizion dhe besim te stafi”, 21 vite punë në Top Channel, regjisori Ergys Lubonja përlotet kur kujton themeluesin e Top Media, Dritan Hoxha

23/02/2024 12:38

Regjisori Ergys Lubonja ka qenë i ftuar në “Ftesë në Pesë”, ku ka folur për eksperiencën e tij në Top Channel, i cili ka rreth 21 vite që punon për këtë media.

Lubonja tregon se fillimet e tij i ka pasur në “Ora Show” dhe më pas në “Top Show”, ku e cilëson se programin më të madh në atë kohë që bëri Top Channel. Sipas regjisorit, Top Channel ka qenë një shkollë për të dhe për të gjithë stafin, ku kanë arritur të realizohen nga ana profesionale dhe të bëjnë realitet të gjitha ambiciet që kanë pasur. Kur përmend Tanin, ai përlotet dhe shprehet ka pasur gjithmonë besim tek stafi i tij dhe se ka qenë vizioni i tij që një spektakël si “Big Brother” të realizohej me sukses në të kohë në Shqipëri.

Ergys Lubonja: “Top Show” ka qenë një shkollë e madhe për të gjithë ne edhe brenda televizionit. Qe një format që e kemi bërë me shumë dashuri dhe na ka mësuar të gjithëve, stafin, kameramanët, ka qenë ajo palestra jonë që u rritëm profesionalisht. Unë e kam bërë për 9 vite edhe kujtoj gjithmonë si një nga gjërat që na ka shërbyer më shumë në arritjet tona profesionale. “Top Show” ka qenë pika e parë drejt spektaklit të madh. Pastaj ka qenë “Big Brother” me njerëzit e zakonshëm. Donte një teknikë dhe aftësi të jashtëzakonshme, për të cilën gati, gati, ne mendonim që tregu shqiptar nuk ishte i gatshëm që të bëhej një spektakël i tillë. Po flasim nga ana profesionale, sepse publiku e donte. Ne mendonim gjithmonë a e bëjmë dot apo jo sepse teknika ka qenë shumë modeste në raport me ç’është ditët e sotme. Por si gjithmonë, vizioni i Tanit. (përlotet) Ai kishte gjithmonë besim që mund të bëhej një gjë shumë e mirë dhe mendoj se ia kemi dalë.

Bieta Sula: Të emocionoi pjesa e Tanit!

Ergys Lubonja: Kur kujtoj Tanin. Ka qenë qenë sfidë e madhe por ka qenë edhe një arritje shumë e madhe profesionale për të gjithë ne. Është shumë e rëndësishme puna në grup në televison dhe ne ishim si në shtëpi, ne vinim, kishim dëshirat tona, ambiciet tona profesionale të cilat i kemi realizuar gjithmonë.

Top Channel