Sonda Odisea e Intuitive Machines zbriti në hënë në një moment të konsideruar historik, pasi riktheu SHBA-në në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të Tokës për të parën herë që nga ecja e famshme e astronautëve të misioneve Apollo të NASA-s në 1972-shin, e kjo ishte po kështu e para ulje në Hënë e realizuar ndonjëherë nga një kompani private.

Një tjetër kompani rivale nuk arriti të bënte ulje në Hënë muajin e kaluar. Fillimisht, sinjali i mbërritur nga mjeti hapësinor ishte mjaft i dobët, dhe kontrollorët tentuan me çdo mënyra të përforconin atë duke siguruar një kontakt më të mirë. Edhe orët përpara uljes ishin të tensionuara për shkak të dështimit të sistemit të navigimit me lazera.

Ekipi i kontrollorëve vendosi të provonte një sistem eksperimental të NASA-s që nuk ishte përdorur më parë dhe mjetit hapësinor iu desh të bënte edhe një tjetër rrotullim përreth Hënës për të mundësuar zbritjen. Mjeti kozmik iu afrua Hënës të mërkurën, gjashtë ditë pas nisjes me një raketë nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida.

Anija e ndërtuar me fibra karboni dhe titaniumi, me një lartësi prej 4.3 metrash, mban në bord gjashtë pajisje eksperimentale të NASA-s, e cila i pati paguar kompanisë 118 milionë dollarë për prodhimin dhe fluturimin e anijes, në kuadrin e përpjekjeve për të komercializuar udhëtimet drejt Hënës, ndërsa është planifikuar edhe rikthimi atje i astronautëve, pak vite më vonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA