Si u shqetësua regjimi komunist kur flota amerikane patrulloi në detin tonë, ish-komandanti: E ruanim kufirin në mënyrë të jashtëzakonshme

19/02/2024 09:19

Ish-komandanti i Flotës luftarake Detare Vladimir Beja ka qenë i ftuar në rubrikën “Galeri” në E Diell, ku ka rrëfyer gjatë për eksperiencat e tij në kohën kur ka qenë komandant.

Sipas tij, pas Luftës së Dytë Botërore deti filloi të futej në rrëgullat ndërkombëtare dhe në atë kohë i gjithë ekipi ishte shumë rigoroz dhe i disiplinuar.

Ed Manushi: Ka pasur ndonjë periudhë kur keni pasur ndonjë incident diplomatik ndërkombëtar?

Vladimir Beja: Ne e ruanim kufirin në mënyrë të jashtëzakonshme. Ka patur gjithmonë shkelje të konventave detare.

Ed Manushi: Kur është afruar njëherë flota amerikane në Mesdhe, ma trego një herë këtë ngjarje.

Vladimir Beja: Ju keni dëgjuar për shembull debate që kemi bërë ne për marrëveshjen e detit me Greqinë. Deti nuk ka qenë rrumpallë asnjëherë, mbas Luftës së Dytë Botërore edhe deti filloi të futej në rregullat ndërkombëtare. OKB organizonte konventa herë pas here për ta disiplinuar, për të njohur qeni të zotin, tokën tënde, kufirin tënd.  Ne ishim shumë rigorozë dhe shumë të disiplinuar. Sot që diskutohet 12 milshi, në atë kohë ishte 12 mijë dhe ishte vijë në perfeksion. Mbikëqyrësi i konventave ndërkombëtare është SHBA dhe kanë konventat.

Top Channel