Thirrja për të marrë fëmijët në proteste tregon  shumë për skenarin e 20 shkurtit.

Dy ditë nga tubimi i thirrur  nga Rithemelimi, Gazment Bardhi siguroi që ajo do të jetë paqësore.

Ftojmë qyetarët në protestë, qyetarë paqësorë ndaj bëra apel për të marrë me vete fëmijet dhe familjarët e tyre. Protesta sigurisht është formë reagimi dhe qyetarët do shprehin reagimet e tyre ndaj qeverise por reagimi nuk është as me porosi as skenar”, tha Bardhi.

Një skenar jo shumë paqësor Rithemelimi po e zbaton në parlament, por që duket se nuk ka mbështetjen  e bazës demokrate.

E moshuara: Ata flakadanët ça janë.

Noka: S’ka drejtËsi.

E moshuara: Atje të kam vënë unë. Dëgjo nënën, unë dua demokraci të vërtetë.

Bardhi: Për atë po luftojmë dhe ne.

Noka: Çdo vërejtje do e mbaj shënim.

Korça nuk ishte ndalesa e vetme e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës në juglindje. Ata ftuan edhe demokratët e Devollit t’i bashkohen në  protestë.

Sprova e parë e bashkimit të  demokratëve është protesta kombëtare e 20 shkurtit, ku më shumë se me forcë  Rithemelimi synon të  flasë me numra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA