Fotot/ Në pranga dhe jelek antiplumb! Pjesë e rrjetit të bosit ndërkombëtar të drogës në Amerikën Latine, lihet në burg shqiptari i rrezikshëm

18/02/2024 13:05

Gjashtë të arrestuarit në Bolivi për trafik droge mes tyre edhe shqiptari Lorenc Hyseni janë lënë në burg, pasi dolën para gjykatës.

Seanca dëgjimore për masat paraprake u zhvillua me dyer të mbyllura brenda Forcës Speciale për Luftën kundër Krimit (Felcc), në kryeqytetin Santa Cruz, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që i akuzuari përfaqësonte.

Prokurori Víctor Hugo Cervantes tha për EL DEBER se gjashtë të pandehurit do të mbahen në paraburgim për një periudhë prej 180 ditësh.

Në seancën që zgjati 5 orë ishin të akuzuarit Wálter Rivero Lola (bolivian), Leonardo Barsad da Rocha (brazilian), Álvaro Roca Casupa (bolivian),  Lorenc Hyseni (shqiptar), Joao Batista da Silva Carneiro (brazilian) dhe Jacop Dick Peter (bolivian).

Sipas mediave lokale, një person i shtatë pjesë e grupit kriminal është arrestuar në Brazil. Ai ishte Lourival Máximo da Fonseca, mbreti ndërkombëtar i trafikut të drogës.

Ai ra në prnaga gjatë një operacioni të mirëmenduar, pasi ishte prej muajsh nën hetim, pas kapjes së tonëve drogë në Oruro, Kili dhe Peru.

Prokuroria mblodhi informacione nga organizatat kriminale që vepronin nga Chiquitania në Santa Cruz. vendndodhjen e trafikantëve të drogës.

Megjithatë, pas vrasjes së dyfishtë të një shtetasi brazilian dhe një tjetër boliviani, mes të dielës dhe të martës (11 dhe 13 shkurt), ata i përdorën këto raste si alibi, jo vetëm për zbardhjen e dy vrasjeve, por për të gjetur trafikantët e drogës.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA