Zbulohen detaje të reja të cilat mund të kishin parandalur dhënien fund të jetës në mënyrë tragjike të Leonard Farrukut në anijen hotel në Jug të Anglisë ku Home Office e kishte akomoduar.

Diane Taylor gazetare e The Guardian ka zbuluar se nuk u morën  në konsideratë shqetësimi se shqiptari 27 vjeçar kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Në shkrim të cilit i referohet Top Channel  theksohet se “një punonjës social në mënyrë të përsëritur i  kishte përcjellë Ministrisë së Punëve të Brendshme shqetësimet kompanisë së kontraktuar nga Home Office (Ministria e Punëve të Brendshme Angleze) rreth  shëndetit mendor të Leonardit përpara se ai të dërgohej në anijen hotel”.  Por këto shqetësime ishin injoruar.

Punonjësi social ka deklaruar për The Guardin  se:

“Të gjithë e njihnin Leonardin si “Faruk”. Ai vuante nga luhatje të rënda të humorit. Ai u braktis prej një kohe të gjatë më çdo drejtim. Unë isha gjithnjë me të vërtetë i shqetësuar për Leonardin dhe disa herë ai u përfshi nga kriza të forta të shëndetit mendor”.

I njëjti punonjës social ndër personat e fundit të takuar prej Leonard Farrukut thekson se :

“Janë shumë momente të rëndësishme në këtë histori të cilat duhet të tregohen pasi unë jam i bindur se do të përsëriten përsëri nëse nuk ushtrohet presion tek ata të cilët kanë përgjegjësinë e kujdesit dhe ndihmë dhënies të njerëzve dhe që është detyrë e tyre ta përmbushin siç duhet”

Më tej në rrëfimin e tij ky punonjës social tregon se Leonard Farruku ishte i frikësuar maksimalisht kur iu tha se duhet të shkonte në anijen hotel dhe kishte refuzuar të shkonte. Ai ishte gënjyer duke e hipur në një makinë dhe iu tha se do ta çonin në një hotel tjetër në qytetin Swindon.

Familja emigrantit shqiptarë Leonard Farruku i cili i dha fund jetës në anijen hotel më 12 Dhjetor 2023 ka kërkuar një hetim të pavarur për atë çfarë ndodhi  në akomodimin Bibby Stockholm.

Gazeta The Guardian shkruan se avokatët e familjes të Leonardit i kanë drejtuar një kërkesë ministrit anglez të drejtësisë  Alex Chalk ku i kërkojnë që avokati i shtetit për çështjet e burgjeve (PPO) të hetojë vdekjen e tij.

Për avokatin e burgjeve ligji anglez kërkon që ky institucion të hetojë të gjitha vdekjet e emigrantëve në qendrat mbajtjes të azil kërkuesve por në këtë rast anija hotel ku mbahej Leonard Farruku nuk klasifikohet si qëndër e mbyllur ku mbahen emigrantët të cilët e kanë përshkruar si një “burg”.

Në kërkesën e hartuar prej kompanisë avokatore Bhatt Murphy argumentohet se anija hotel duhet të konsiderohet si një qendër ndalimi për emigrantët e në të tilla kushte avokati burgjeve duhet të iniciojë një hetim të pavarur për rethanat e vdekjes të Leonard Farrukut.

Top Channel