Një trafik i rrjetit të drogës nga Ekuadori është goditur nga EUROPOL dhe policia spanjolle, në të cilën është i përfshirë edhe shqiptari Dritan Gjika.

Gazetarja Aida Topalli tha në “Breaking”, se Gjika është koka e shumë shumë shqiptarëve të tjerë, por jo vetëm, që transportonin drogë nga Kolumbia dhe Ekuadori drejt BE-së, ndërsa tregoi edhe lidhjen e tij me Presidentin e Ekuadorit.

“Me goditjen e këtij grupi është goditur një nga linjat më të mëdha të shpërndarjes së kokainës nga Ekuadori. Në 6 shkurt të këtij viti autoritetet ndërkombëtare së bashku me ato shqiptare zhvilluan një tjetër megaoperacion kaq të rëndësishëm, ku u shpall në kërkim Dritan Gjika, i cili mori edhe mediatizim për herë të parë dhe roli i tij.

Janë edhe tre persona të tjerë të përfshirë, secili me role të rëndësishme. Ka patur edhe shqiptarë të tjerë të arrestuar, të gjithë të drejtuar nga Gjika. Ishte biznesmeni italian që është vënë në ndjekje, duke sjellë në arrestimin e këtij grupi të madh personash.  Policia shprehet se ka dijeni për vendndodhjen e Gjikës por ende nuk është bërë e mundur arrestimi i tij. Gjika njihet për lidhjen e tij me një personazh të njohur të drogës Ruben Cerez, një njeri i afërt i kunatit të presidentit Ekuadorian, që ka bërë të mundur me Gjikën edhe ndërhyrjet e tyre në insitucionet e larta në shtetit, duke vendosur në krye edhe njerëzit e tyre. Gjika ishte edhe ndër të parët që hapën biznesin me banane, duke fshehur drogën për t’u trafikuar”, tha gazetarja.

Top Channel