“Atë letrën po pres”/ 5 mijë euro për lehtësimin e masës, gruaja e të dënuarit bisedon me Hafësllarin: A të ka dërguar…

17/02/2024 20:32
Foto ilustruese

Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja e Korçës, ku avokatët ndërhynë pranë Gjykatës së Apelit të Korçës për të lehtësuar masën e sigurisë Blerand Kozicit.

Pas bisedës që Kozici zhvilloi me Nikolla Hafësllarin, edhe bashkëshortja e tij bisedoi me Hafësllarin. Në një komunikim me kode, ajo pyet nëse “ka dërguar ndonjë letër”. “Ia kanë dhënë Dashin, e paska dërguar, po pres furgonin që vjen tani”, përgjigjet Hafësllari.

Pjesë nga përgjimet:

Hafësllari: Mbase duhet të tregojë ndonjë gjë, di unë! Ja, tashi po pres

82***355: Ahh, ka dërguar kshu… ndonjë letër

Hafësllari: Mbas Dashit, ere eh kshu, ndonjë letër

82***355: Ah ku? Me furgon?

Hafësllari: Po me Dashin bre, atij ja kanë dhënë. Kishte vajtur në zyra ai, di unë, kishte takuar atë, ja… paska dërguar, si s’më the i thashë unë, vinja unë

82***355: Kuuu??

Hafësllari: Po vjen me furgon, tashti atë pres

82***355: Ehhh çar thua

Hafësllari: Ehh, po ashtu merëm për një gjysëm ore, të ke…

82***355: Hajd hajd, të marr unë

Hafësllari: Ke kohë

 

Pas takimit, në 5 janar 2023, Nikolla Hafësllari telefon shtetasen Dajana Kodra. Biseda mes tyre:

Kodra: Po, imi!

Hafësllari: Ehh, tashi e mora porosinë! Faleminderit shumë! Po unë kur duhet të vij? Pastaj apo nesër në mëngjes?

Kodra: Eh po hëë, kur thua ti?

Hafësllari Po më thuaj edhe ti, prandaj

Kodra: Po hajde nesër në mëngjes

Hafësllari: Ehh mirë, mirë të vij

Kodra: hajde nesër… në ç’orë do vish nesër

Hafësllari: Në Korçë, që në mëngjes do të vij

Kodra: Okej mirë

Hafësllari Hajde mirupafshim atëherë

Kodra: Hajt, pafshim

Top Channel