Arrestohet në Turqi Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa më 15 maj të vitit 2021.

Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka gjurmuar të shumëkërkuarin dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet turke kanë bërë të mundur arrestimin e tij në Stamboll.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjatë kohës që ka qenë në arrati, ka pasur informacione se Ibrahim Lici ka hyrë dhe ka dalë ilegalisht në tokën shqiptare përmes Malësisë së Madhe.

Por kush është Ibrahim Lici?

Ibrahim Lici prej disa vitesh ka qenë në listën e personave më të kërkuar nga Policia e Shtetit. Madje për arrestimin e tij Policia vuri si shpërblim një shumë e madhe parash, për cilindo që jepte informacion, duke e vendosur atë mes pesë personave më të kërkuar. Lici, i biri i drejtuesit të fisit Lici, akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër.

Viktima u gjet në bregun e liqenit me 6 plumba në trup. Për vrasjen, u arrestuar një 15-vjeçar, shtetasi me inicialet E.M., pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Licit në vrasje. Pas ngjarjes, para autoriteteve, adoleshenti tregoi vendin se ku ishte lënë në arma e krimit.

Mustafa ishte person me precedent të mëparshëm penal dhe i skeduar nga Policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA