Elton Ilirjani, modeli, aktivisti dhe filantropisti ndërkombëtar ndriçoi pasarelën i veshur me një krijim të dizajnuar nga Akinori Isobe dhe Fumiyo Isobe të “Baby, The Stars Shine Bright” në shfaqjen e pistës së modës “Global Fashion Collective” gjatë Javës së Modës në New York.
Shfaqja në “The Shows February 2024” në Clinton Mercantile në qytetin e New York. ishte një sukses i madh për stilistin dhe modelin. Eltoni demonstroi shkathtësinë e tij si model, duke u zgjedhur si një nga dy modelet më të mirë nga influencuesit e mediave sociale të pranishëm në shfaqje për shkak të aftësisë së tij për të transformuar veten në pasarelë.
U cilësua si një ndër “kukullat” e shfaqjes pasi shfaqja kishte 80 modele me veshje unike! Gjithmonë i prirur për të përdorur paraqitjet e tij në pasarelat e modës për të mbrojtur çështjet sociale, Eltoni ia kushtoi ecjen e tij të gjithë fëmijëve në mbarë botën që kanë vuajtur nga abuzimi seksual.
Top Channel