Samiti Botëror i Qeverisjes, Rama i drejtohet Tony Blair: Ti je arsyeja pse u bëra kryeministër

13/02/2024 14:33

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë, ku po diskutohet për sfidat aktuale.

Ai teksa fliste, iu drejtua Tony Blair se ai ishte arsyeja përse u bë kryeministër.

“Dua t’i them auditorit, që nuk do të jem as kryeministër dhe as njeri i angazhuar përpara tij. Nuk do të isha më i privilegjuar sa kaq, pasi ai është arsyeja kryesore përse unë u bëra kryeministër. Dolëm nga një terr shumë i gjatë.

Ishim të izoluar prej botës. Na thuhej se ishim një vend i plot komunist. Sistemin mund ta ndërrosh brenda vitesh, por institucionet jo. Me teknologjinë mund të bësh një kapërcim në të ardhmen”, tha kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse së bashku me ish kryeministrin britanik, Tony Blair.

Në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes, Rama foli për përpjekjet që po bën Shqipëria për të hyrë më shpejt në BE me ndihmën edhe të Inteligjencës Artificiale.

Top Channel