“Nuk e kisha studiuar ende projektin”/ Historia e inxhinjerit Hektor Petromilo me Mehmet Shehun: Më ra tavani në kokë

12/02/2024 11:09

Inxhinieri Hektor Petromilo i ftuar në “E Diell” tregoi për takimin e parë që ka pasur me kryeministrin Mehmet Shehu, që shërbeu në Shqipëri në vitet ’51-’81.

Petromilo deklaroi se atij iu dha një projekt, por që kërkoi kohë ta studionte. Ndërkohë megjithëse nuk kishte dhënë përgjigjen përfundimtare nëse e merrte përsipër, atë e kanë prezantuar me Mehmet Shehun.

“Mua më ra tavani në kokë sepse nuk e kishim studiuar ende”, u shpreh ai për përjetimet e asaj kohe.

“Më dërgon në marinë, në sallën ku bëhej riparimi i pajisjeve. Më thanë duhet ta bëjmë këtë pajisje, por kërkova ta studioja. Më dhanë projektin dhe më lanë kohë ta studioja. Më dërguan në Berat, atje ishte sekretari i parë Pirro Gusho, ndërsa në një cep kryeministri Mehmet Sheu. Ai tha kam sjellë rektorin këtu se ka marrë përsipër të prodhojë pompat. Mua më ra tavani në kokë sepse nuk e kishim studiuar ende. Ne hezitonim… Mehmet Shehu jam takuar shumë herë sepse ne më vonë prodhuam kollodokin e motorit. Nga pesë kollodokët e parë, njërin prej tyre e montuam në tankun stërvitor se sukses të plotë”, tha Hektor Petromilo.

Top Channel