Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Memaliajt, ku për pasojë ka humbur jetën një grua.

Sikurse shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, dy mjete janë goditur ‘kokë më kokë’ dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere. Të plagosurit janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Gjirokastrës për trajtim të mëtejshëm.

Mirëpo, pasagjerja, një grua e moshës rreth 40 vjeç ende e paidentifikuar, nuk ka mundur të mbijetonte duke ndërruar jetë rrugës për në spital.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e njërit prej mjeteve në rrugë. Lagështia në rrugë dhe shiu i rrëmbyer ka vështirësuar mavorimin për mjetin “Ford” ku gjendej gruaja që ka humbur jetën.

“Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”- thuhet në njoftim.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA