Spektakli më i ndjekur dhe më famshëm në Shqipëri, Big Brother VIP 3, do të mbërthejë edhe këtë të shtunë shumë shikues para ekranit.

Spektaklin do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube, në linkun e mëposhtëm.

Në nominim janë Gazi, Ilnisa dhe Meri, ku njëri prej tyre pritet të lërë shtëpinë e famshme të Big Brother VIP. Ndërkohë këto ditë nuk kanë qenë të qeta mes banorëve, të cilat kanë debatuar, për situata të ndryshme.

Big Brother Vip Albania nuk është thjesht një reality show televiziv i zakonshëm. Në Shqipëri ky program është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik.

Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet. Big Brother Vip këtë vit vjen nën moderimin e Ledion Liços, shoqëruar nga dy opinionistët zyrtarë, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj, netët e spektaklit premtojnë të jenë të gjata dhe plot surpriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA