Foto ilustruese

Pronari i fabrikës së vajit të ullirit, ku u lëndua një punonjës një ditë më parë, u arrestua për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Sipas policisë, nga verifikimet rezultoi se punëtori ka qenë i pasiguruar. Pritet të nisë hetimi ndaj 62-vjeçarit me iniciale B.D. Ndaj tj rëndojnë veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Punonjësi 65-vjeçar ra nga skela teksa punonte në fabrikë të premten. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku sipas raportimeve, është jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel