Ka përfunduar mbrojtja në gjykatë për ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicin.

Gjici pretendon se ka rënë pre e një hakmarrjeje nga kundërshtati i tij politik, Abedin Uruçit. Ky i fundit sipas tij ka organizuar planin me video-skandalin, pasi i është pamundësuar marrja e disa pronave të bashkisë.

“Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkisë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci. Edhe sot them si la mundësi qe rashë pre e atij provokimi. U kërkoj falje familjarëve”-u shpreh Gjici.

Top Channel