Faza e parë e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për EXPO ALBANIA do të qëndrojë e hapur deri në 12 shkurt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se çdo profesionist mund t’i përgjigjet kësaj thirrjeje duke dorëzuar propozimet përkatëse.

EXPO ALBANIA, është menduar si një qendër ekspozimi shumëfunksionale që pritet të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e Tiranës, dhe gjithë Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave tregtare, takimeve në shkallë të gjerë dhe evenimenteve të tjera, duke e konsoliduar më tej reputacionin e kryeqytetit si një nyje e rëndësishme në rajon dhe në nivel ndërkombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA