50 mijë lekë në dorë policit! Arrestohen 5 shoferë në Tiranë! Tentuan të korruptonin efektivët e rrugores

06/02/2024 09:00

Pesë drejtues mjetesh në Tiranë janë arrestuar brenda 48 orëve për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Pasi u ndaluan nga punonjësit e policisë këta shoferë kanë tentuar t’i korruptojnë, për t’i lënë të lirë.

Njëri prej tyre nuk u kursye me vlerën e parave që i drejtoi efektivit të rrugores, duke i drejtuar 50 mijë lekë.

Në pranga ra dhe një grua, e cila u ndalua për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ajo tentoi t’i japë punonjësit të policisë 2000 lekë, për të vazhduar punën e saj, por përfundoi nën pranga.

Në video shihet kur 39-vjeçarja numëron paratë, ndërkohë që polici i kërkon letrat e makinës. Kur ajo ia jep lekët së bashku me lekët, polici thotë: Më jep vetëm letrat. Ndërkohë që tregon para kamerës së policisë 20 mijë lekëshin ryshfet.

Top Channel