U diagnostifikua me kancer, Mbreti Charles shihet për herë të parë në publik

06/02/2024 17:01

Mbreti Charles shihet për herë të parë në publik pas diagnostifikimit me kancer.

I shoqëruar nga Mbretëresha Camilla, Mbreti Charles III është fotografuar duke lënë Clarence House, shtëpinë e tyre në Londër.

Çifti mbretëror është larguar me helikopter drejt Sandringhamit, një nga rezidencat e familjes mbretërore në Norfolk. Helikopteri i Mbretit është parë pak minuta më parë duke u ulur në Pallatin Buckingham.

Më pak se 18 muaj në mbretërimin e tij, Mbreti Charles do të pezullojë detyrat publike, pas diagnostifikimit me sëmundjen e rëndë. Megjithatë, në reagimin e bërë Pallati Buckingham njoftoi se Mbreti do të vazhdojë të merret me çështje shtetërore dhe nuk do të heqë dorë nga rolet e tij kushtetuese si kreu i shtetit.

Sipas Pallatit Buckingham, diagnostikimi me kancer nuk është i lidhur me trajtimin për probleme me prostatë që Charles iu nënshtrua së fundmi. Pallati nuk njoftoi se nga çfarë forme e kancerit është prekur monarku 75-vjeçar. Pallati Bakingam tha se “është vërejtur një çështje tjetër shqetësuese” gjatë trajtimit që Charles bëri muajin e kaluar për prostatën, kur ai qëndroi tre net në një spital në Londër.

“Testet diagnostikuese kanë identifikuar një formë të kancerit”- u tha në njoftim, duke shtuar se mjekët e kanë këshilluar Charlesin që të shtyjë detyrat e tij publike.

Më herët, Princi Harry mbërriti në Britaninë e Madhe pasi udhëtoi nga SHBA për të parë Mbretin. Dy SUV të zinj, të cilët u panë duke u larguar nga suita VIP Windsor e Aeroportit Heathrow sot gjatë pasdites, u fotografuan duke mbërritur në rezidencën mbretërore, raporton agjencia e lajmeve PA.

Mediet publikuan një foto që duket se tregon Dukën e Sussex duke mbërritur me një nga makinat.

FOTO GALERI
2/4
Dy Range Rover të zinj - që besohet se mbanin Dukën e Sussex - mbërritën në Clarence House pak më herët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA