“Më shumë fizike sesa shpirtërore…”/ Psikologia komenton çiftin Ilnisa-Meriton: Mund të shkatërrohen si marrëdhënie

06/02/2024 20:08

Qëndrimi sa më gjatë në Big Brother bëhet vetëm përmes çifteve, jo debateve.

E ftuar në “Shqipëria Live”, psikologia Eriona Hoxha ka komentuar çiftet e formuara këtë sezon në Shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Megjithëse e pranon se Ilnisa dhe Meritoni kanë një tërheqje, Hoxha thekson se ajo është më shumë fizike sesa shpirtërore dhe ata kanë një probabilitet të madh që të shkatërrohen si çift.

Qëndrimi në shtëpi bëhet vetëm përmes çifteve. Sepse edhe edhe me drama dhe sherre, publiku pavarësisht se mund të jetë dedektiv privat, lodhet. Të them të drejtën gjërat e bukura na pëlqejnë më shumë sepse pastaj fillojmë dhe gjykojmë debatin dhe po ta kemi vënë re, ata që kanë debatet me shumë zhurmë shkatërrojnë vetëveten dalin të parët”- tha Hoxha.

Hoxha: Ilnisa-Meriton janë një çift që në përgjithësi nuk e kanë bindur publikun, dhe personalisht edhe mua. Ndoshta mund të jetë një tërheqje fizike e gjitha, ose mund të jenë njerëz që janë mësuar të jenë në një marrëdhënie. Njerëz që nuk kanë ndenjur për shumë kohë vetëm, pra beqarë.

Pse mendon se është vetëm fizike dhe jo shpirtërore në këtë rast?

Hoxha: Sepse janë shumë karaktere që nuk kanë përputhshmëri dhe Ilnisa mesa shihet është shumë posesive në këtë raport. Nuk i lë hapësirë Meritonit. Edhe në qoftë se ai do të donte t’i linte hapësirë, ajo e do Meritonin vetëm për vete. Shpesh herë nga meshkujt kjo nuk konceptohet si dashuri, por zënie hapësirash.

Ndërsa, nëse do ta bënte një mashkull përkashi një femre, vetë femra do të ndihej mirë. Megjithatë, mund të kishim edhe karaktere si Kiara vjet që ja vunë në dukje këtë gjë. Në këtë rast është Ilnisa që e kërkon më shumë Meritonin dhe pastaj ai bëhet pjesë e gjithë kësaj sepse normalisht është djal i ri, i pëlqen e gjithë gjëja. Ndoshta edhe mënyra se si do të duket jashtë ndikon te ai.

Pra, Ilnisa është më e përfshirë në këtë marrëdhënie se sa Meritoni?

Hoxha: Po është më e përfshirë, e kërkon Meritonin dhe të qëndruarin e tij afër. Këta të dy kanë probabilitet që të shkatërrohen si marrëdhënie. Tani nga goja nuk vjen gjë, por mund të ndodhë.

Top Channel