“Me kafshim apo me shpim”, Alesia Bami vihet në siklet nga Kostandini në “Procesin Sportiv”

06/02/2024 09:50

Në fillim të emisionit “Procesi Sportiv” Ed Manushi i kërkoi të ftuarit Kostandini që t’i bënte dhe një kompliment Alesias.

Ai i tha se me fustanin që kishte veshur, duket si një lingotë ari. Manushi e ka ngacmuar duke e pyetur se si provohet që është shufër ari, ndërkohë që ai shprehet vetëm duke e shpuar për të marrë kampion.

Ed Manushi: Më jep një kompliment shpejt e shpejt për bashkëpunëtoren time.

Kostandini: Qenke bërë si lingotë ari, si ato lingotat e arit.

Ed Manushi: Pastaj do bësh provën nëse është ar apo jo. Si bëhet prova e arit?

Kostandini: Del pak keq kur e thua, por po e them. Bëhet me të shpuar.

Ed Manushi: Me kafshim.

Kostandini: Jo me shpim. Shpohet dhe merr kampion.

Ed Manushi: Na mirëkuptoni miq, por është ditë sporti dhe kuptohet gjithçka.

Top Channel