Taylor Swift e bëri përsëri: këngëtarja e njohur amerikane rrëmbeu të gjithë vëmendjen në ceremoninë e sivjetshme të Grammy Awards, duke u kthyer në performuesen e parë që fiton për të katërtën herë çmimin e Albumit më të mirë të Vitit.

Swift Ajo fitoi me albumin e saj “Midnights”. “Ky është momenti më i lumtur i jetës sime,” tha 34 vjeçarja gjatë fjalimit të saj në ceremoninë në Los Anxhelos, ku çmimi iu dorëzua nga Celine Dion, prania e të cilës ishte një surprizë e këndshme në mesin e shqetësimeve të mëdha që kanë rrethuar shëndetin e yllit të muzikës. Taylor u shfaq e bindur se votimi në favor të saj ishte reflektim direkt i vullnetit të fansave.

“Ndihem kaq e lumtur..për mua ky cmim është e gjithë puna ime, por dua të falendoj shumë edhe fansat e mi, të cilëve dua t`ju them edhe një sekret: “The Tortured Poets Department” do të dalë më 19 prill”, tha Swift.

Miley Cyrus dhe Billie Eilish morën çmimet e tjera kryesore në ceremoninë e së dielës. Eventi i mbajtur në Los Angeles u dominua nga femrat, që rrëmbyen çmime të shumta, ndërsa Tracy Chapman dhe Joni Mitchell dhanë dhe ato performanca të rralla dhe prekëse. Killer Mike ishte fituesi kryesor mashkull, duke marrë tre trofe rap.

Por suksesi i tij u errësua nga një sherr në prapaskenë, që duket se kërkoi ndërhyrjen e policisë. Ceremonia u hap nga Dua Lipa, që u paraqit ndër të tjera edhe me këngën e saj të re “Houdini”. Këto ishin çmimet e 66-tat muzikore Grammy që këtë radhë kishin edhe tre kategori të reja: atë të përformancës më të mirë të muzikës afrikane, albumit më të mirë alternativ xhaz dhe kërcimit më të mirë pop.

Top Channel