Si po e përjetojnë familjarët marrëdhënien Ilnisa-Meriton? Kevin Agolli: Unë s’kam parë puthje mes të dyve, janë dy…

05/02/2024 10:24

Vëllai i Ilnisës në rubrikë “Mos i bjer me top” tek E Diell, i pyetur se si po e përjeton familja marrëdhënies e Ilnisës dhe Meritonit, ai shprehet se lidhja e tyre nuk ka ende asnjë etiketim, thjesht janë dy persona që pëlqejnë njëri-tjetrin dhe shijojnë momentin.

Ronaldo Sharka: Si po e përjetojnë prindërit këtë situatën Ilnisa-Meriton kaq shumë të ekspozuar në mediat sociale?

Kevin Agolli: Situata është më komplekse sesa e thënë kaq thjesht. Aty kemi të bëjmë me një raport ku të dy po japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit dhe në këtë mori ngjarjesh që kanë me njëri-tjetrin, mbeten për t’u zhvilluar. Nuk është se ne kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre.

Ronaldo Sharka: Po, ama para disa ditësh ata dhanë puthjen e parë.

Kevin Agolli: E ke parë ti puthjen, se unë nuk e kam parë. Unë di që Meritoni ka puthur vetëm Merin, që e kam parë me pamje. Në çdo rast raporti i tyre ëshët që janë dy njerëz të rritur… Ilnisa kur dashuron jepet e tëra, por Ilnisa tani shijon momentin dhe pop e përjeton momentin. Ilnisa e ka kapur këtë moment dhe po e shijon.

Top Channel