Ronaldo publikon videon sensuale të Erjola Doçit, Shpat Kasapi: E kam mikeshë

04/02/2024 18:35

Këngëtari Shpat Kasapi, i ftuar sot në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharka komentoi disa nga banorët e “Big Brother VIP”.

I pyetur nëse do të lidhej me Erjola Doçin po të futej në reality show, artisti tregoi se moderatoren e ka mikeshë. Si ngacmim, Ronaldo i tregoi një video sensuale të Erjolës në pishinën e shtëpisë më të famshme, por sërish Shpati theksoi se “edhe po të isha single, do të ngelte mikeshë”.

Shpati: Jo. Në një reality show, shoh më shumë të jap nga vetja, të tregoj kreativitet.

Ronaldo: Ti pasi sheh këto pamje, nuk do lidheshe me Erjolën?

Shpati: jo. Unë dua të tregoj kush jam e çfarë jap, të debatoj. Nuk është patjetër të lidhesh aty. Pastaj Erjolën e kam mikeshë

Ronaldo: A do putheshe në buzë me Erjolën pasi të dalë nga BBV

Shpati: Qenke fiksuar me Erjolën sot

Ronaldo: Po, meqë nuk e kemi këtu. Pse, Erjola është e bukur

Shpati: Është kinge, por edhe po të isha single, në shijet e mia do të ngelte vetëm mikeshë. Ndoshta nuk është në shijet e mia.

Top Channel