Burri i zhveshur bie nga pema mbi taksi, shokohen kalimtarët (fotot)

02/02/2024 16:45

Një video shokuese po qarkullon në rrjet ku një burrë krejt i zhveshur shihet që bie mbi pjesën e prapme të një taksie ne Medellin, Kolumbi, duke shkaktuar panik mes vendasve.

Xhami i pasëm i taksisë shihet qe thyhet dhe tavani i harkohet nga rënia misterioze e burrit.

Zhvillimi shkaktoi zhurmë në Medellin, teksa shpaloseshin skenat në qendrën e qytetit.

Burri që rezultoi se ishte nga Ekuadori nuk dihet se si apo përse ishte ngjitur në pemë, dhe as përse nuk kishte fare rroba të veshura.

Por pas rënies ai dukej se po fliste me njerëzit, ndoshta duke i shpjeguar rrethanat, shkruan rrjeti DailyStar.

Mjekët që erdhën në vendngjarje e morën atë për kontrolle në spital, por nuk besohet se kishte plagë të rënda.

Incidenti që është bërë viral online ka sjellë komente nga më qesharaket. “Nuk është kjo mënyra e duhur si merret një taksi”, tha një përdorues.

Një tjetër shkruante: “Si t’ia shpjegosh këtë kompanisë së sigurimeve?”/DailyStar/

FOTO GALERI
1/3
Një video shokuese po qarkullon në rrjet ku një burrë krejt i zhveshur shihet që bie mbi pjesën e prapme të një taksie ne Medellin, Kolumbi

Top Channel