“Top Story”/ Zbardhen pasuritë e zyrtarëve të lartë! Nga Rama, Berisha, te Majko, Shehu e Xhafaj, çfarë kanë deklaruar në ILDKPI

01/02/2024 10:15

Emisioni “Top Story” i Grida Dumës në Top Channel ka publikuar dje pasuritë e disa prej zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të vendit.

Sipas këtyre deklarimeve, rezulton se Rama, Berisha, Kryemadhi dhe Xhafaj kanë deklaruar të ardhurat nga paga si dhe apartamente në Tiranë.

Pasuritë

Majko: Pronari i një apartamenti 2+1, kredi për apartament 3+1, gjendja monetare cash është 200 mijë lekë nga të ardhurat, kredi bankare.

Berisha: Apartament në Tiranë; një bodrum në Tiranë, shtesë llogarie 100 mijë lekë; të ardhurat si deputet 200 mijë lekë.

Edi Rama: Pronar i një apartamenti në Tiranë, pronari i një studio artisti në Tiranë, bashkëpronar me bashkëshorten në Surrel.

Erion Braçe: Shtëpi banimi 89 m2, me hua; pronar 25% në një apartament 60 m2.

Tritan Shehu: Pronar i një prone 400 m2 në Kamëz, një apartament te Liqeni, pagesë e 4 kredive.

Monika Kryemadhi: Apartament 99 m2, apartament 72 m2, apartament 66 m2, apartment 202 m2, pronare e një njësie tregtare 60 m2, pronare e një garazhi 313 m2, apartament 94 m2, apartament 93 m2, apartament 317 m2 në Gjirin e Lalzit.

Fatmir Xhafaj: Apartament 150 m2 + 20 m2 garazh, apartment 120 m2, dyqan 200 m2. Gjendje cash, shitje automjeti.

Top Channel