“Berisha më shau me libër shpie”, Balla: I thashë vetëm ‘a mbush’, më përjashtuan 15 ditë/ Zheji: Ia lave hakun…

01/02/2024 23:06

Ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla, në studion e “Top Story”, tha se në kohën kur ishte deputet, Sali Berisha e dënoi nga parlamenti pa një arsye.

“Në tetë vite në opozitë jam deputeti më i dënuar dhe kam marrë më shumë dënime se çdo deputet tjetër i opozitës. Unë jam dënuar se kur kryeministri i asaj kohë më shau më libër shpie, un u dënova se i thash ‘ore mbush ti’, dhe u përjashtova me 15 ditë nga Parlamenti”, tha Balla.

Artur Zheji: Ia lave hakun me dosjen “Partizani”, ti je kallëzuesi, si duket e ka parandierë ai prandaj edhe…

“Është një dosje që e kam komunikuar në publik me dhjetëra herë, i kam sqaruar rrethanat e asaj dosje, por dua të respektojmë një standard. Nuk keni për të dëgjuar prej meje asnjë koment, për një person si Sali Berisha, i cili sot është në duart e drejtësisë. Është një standard që duhet ta kemi të gjithë. Qasja jonë është kush është kundër drejtësisë është kundër nesh”, tha ministri.

Sipas Ballës, asnjë përfaqësues i PS, nuk ka bërë dhe nuk do bëjë një sulm ndaj SPAK-ut. Në kundërpërgjigje, Drejtori i Informacionit në Top Channel tha se vetë kryeministri Edi Rama e ka sulmuar SPAK-un.

Balla: E kam dëgjuar shpesh që thuhet se PS ka futur duart apo ka kapur drejtësinë. PS ka meritën e veçantë që propozoi reformën në drejtësi dhe kemi punuar për të siguruar votat për ta çuar implementimin më tej të reformës në drejtësi, si vetting-u. Kjo meritë e PS është një prej arsyeje që nuk keni për të dëgjuar kurrë një koment të një përfaqësuesi të PS, apo të sulm ndaj SPAK-ut…

Rakipllari: Kryeministri ka thënë që po ha majtas, pse s’shkon te Berisha, dhe SPAK-u shkoi te Berisha.

Balla: Sulmi është diçka tjetër dhe të rrisë forcën goditëse është diçka tjetër. SPAK- u ka brenda vetes prokurorë që po bëjnë një punë të shkëlqyer.

Rakipllari: Drejtësinë sot e kemi falë investimit të aleatëve tonë strategjikë. SPAK-u është bërë për të goditur.

Top Channel