“Ndërkombëtarët, vëmendjen te 70 politikanët që i sheh te komplekset luksoze”, Murrizi: Janë komshinj, nuk ka kundërshtarë për ‘hajdutllikun’

31/01/2024 22:29

Ish-deputeti Mysylm Murrizi, i ftuar në Top Story, tha se strukturat ndërkombëtare duhet të përqendrohen tek 70 deputetë që rrinë dhe jetojnë në komplekset luksoze.

“Në parlamentin e 2021-shit, duhet t’i shikoni rast pas rasti kush ka ardhur pas atij që ka ik. Dorëheqje për sedër ka qenë Sokol Nako, për një aksident në autostradë dhe Ilir Osmani për një telefonatë që nuk u realizua një tendeër për vëllanë e tij, dy dorëheqje që mbaj mend. Ka dhënë dorëheqejen dhe Ismail Lleshi dhe futi Bulqizën në zgjedhje. Nuk ka pasur raste të tjera të këtij lloji. Për mua do duhet një kohë shumë e madhe e strukturave ndërkombëtare për të etiketuar një grup të veçantë, këta 70 veta, këto që i sheh te komplekset Hills, ‘hajduthillsat’”, tha anëtari i Këshillit Kombëtar.

Sipas Murrizit, 70 deputetët, nga parti të ndryshme, janë të lidhur me njëri tjetrin, madje edhe punojnë për një trafik ndërkombëtar droge. Një fakt tjetër për ta, këta deputetë kthehen nga jashtë shtetit vetëm kur partia e tyre është në pushtet, thotë Murrizi

“Po t’i shikosh, këto 70 janë qafë më qafë me komshinj me njëri tjetrin… Nuk ka kundërshtarë për hajdutllikun, Kanë bërë bandë internacionale, punojnë me kolumbianët Këta 70 janë politikanë pushteti, edhe te PD edhe te PS, kur vijnë partitë në opozitë këta ikin jashtë dhe sa vjen partia në pushtet, vijnë si të mençur. Këto ndodhi edhe në 2021-shin, që nuk fituam dot se u kthyen këta “Hillsat”. ‘Rrothillsat’ u kthyen se thanë na ka ardhur radha ne, është radha e rrotës te në.  70 veta, përfshi PS, PD, dhe LSI, nuk është gjueti shtrigash, un nuk përjashtova askënd”, tha ish-deputeti.

Top Channel